Pa fitues sfida mes Arsenalit dhe Liverpoolit

October 27, 2024
1 minut lexim

Xhiroja e nëntë e Premier League u mbyllë në “Emirates Stadium”.

Aty, Arsenali i bëri konak Liverpoolit, me takimin që u mbyllë pa fitues.

Rezultati pas 97 minutave lojës ishte 2:2.

Fillimisht, serinë e golave e hapi Bukayo Saka në minutën e nëntë të ndeshjes, derisa pak minuta më vonë, Virgil van Dijk e barazoi rezultatin.

Në fund të pjesës së parë, “Gunners” e rikthyen epërsinë përmes mesfushorit spanjoll, Mikel Merino.

Megjithatë, nuk ishte e shkruar të ketë festë pas ndeshjes për “Topçinjtë”, pasi Mohamed Salah barazoi për 2-2 në minutën e 81-të.

Kështu, Arsenali shkon në kuotën e 18 pikëve, pesë më pak se lideri, Manchester City.

Liverpooli bie në pozitën e dytë me 22 pikë të tubuara në nëntë ndeshje.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​BMW ridizajnon Serinë 2, mësohen çmimet

Story i radhës

Kryeqyteti, mungesë të tualeteve publike

Të fundit nga

ShkoLartë