Pa fitues në Ferizaj

March 26, 2023
1 minut lexim

Nuk ka dhënë fitues kryendeshja e xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Të shtunën në Ferizaj, Kastrioti e Vushtrria luajtën 27:27.

Në pjesën e parë më shumë në epërsi ishin mysafiret nga Vushtrria.

Edhe në pjesën e dytë vushtrriaset kishin epërsi të lehtë, ndërsa në minutën e 54-t, rezultati ishte 27:25 për Vushtrrinë. Më pas Kastrioti shënoi dy gola për të fituar një pikë në fund.

Lorena Matarova i shënoi dhjetë gola për Kastriotin, ndërsa tetë i kishte Puhiza Gashi.

Te Vushtrria, 13 gola i shënoi Burneta Rama. Pesë i shënoi Gentiana Basholli.

Vushtrria është e dyta me 23 pikë. Kastrioti mbetet i katërti me 19 pikë.

Në ndeshjet tjera nuk ka pasur befasi. Kampioni dhe lideri, Istogu, të dielën fitoi bindshëm ndaj Shqiponjës. Ndeshja në

Gjakovë përfundoi 41:23 për istogaset.

Ferizaj fitoi ndaj Samadrexhës 28:17, po të dielën.

Të shtunën, Prishtina e mposhti Jusuf Gërvallën me rezultat 37:24, ndërsa Vëllaznimi fitoi ndaj Dukagjinit me rezultat 45:29.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Allister lavdëron Scalonin

Story i radhës

Përforcim në sulm

Të fundit nga

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në

Gmail mori një funksion shumë të mirë

Përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky funksion i
sqmken
ShkoLartë