pa filter pa ai gili hap arkiven e vitit 1985 duke publikuar nje fotografi te rralle me grupin trio rona 6aa2ef3c656e1

“Pa filter, pa AI” – Gili hap arkivën e vitit 1985 duke publikuar një fotografi të rrallë me grupin ‘Trio Rona’

September 10, 2026
1 minut lexim

Rrjetet sociale në Kosovë janë përfshirë së fundmi nga një trend ku personazhe të njohura po përdorin inteligjencën artificiale për të imagjinuar veten në vitet ’80, duke rikrijuar stilin dhe atmosferën e asaj dekade.

Por, ndërsa shumë prej tyre po i rikrijojnë këto pamje përmes teknologjisë, këngëtarja Gili ka zgjedhur një mënyrë krejt tjetër për t’iu bashkuar nostalgjisë – duke hapur arkivën e saj personale.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi të vitit 1985, në të cilën shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj, Ilir Berani, dhe Aida Burakun, gjatë periudhës së grupit “Trio Rona”.

Me modelin karakteristik të flokëve, veshjet dhe stilin tipik të asaj kohe, fotografia sjell një pamje autentike të artistëve shqiptarë të asaj dekade.

“Pa filter, pa AI”, ka shkruar shkurt Gili krahas fotografisë, duke vënë theksin te fakti se bëhet fjalë për një kujtim real dhe jo një imazh të krijuar përmes inteligjencës artificiale.

Trendit të fotografive nostalgjike u janë bashkuar së fundmi edhe figura të tjera të njohura të estradës. Këngëtarja Shyhrete Behluli ka publikuar një fotografi të hershme së bashku me bashkëshortin e saj, Lulin, ndërsa edhe Adelina Ismaili ka rikthyer një imazh nga vitet e saj të hershme në skenë.

Fotografitë kanë sjellë në vëmendje jo vetëm kujtimet personale të artisteve, por edhe stilin karakteristik të modës, flokëve dhe paraqitjes së viteve ’80, duke ngjallur nostalgji te shumë prej ndjekësve.

Në një kohë kur inteligjenca artificiale mund të krijojë pothuajse çdo imazh me vetëm disa klikime, rikthimi te fotografitë e vërteta duket se ka një tjetër peshë emocionale.

Dhe pikërisht kjo është ajo që kanë vlerësuar edhe ndjekësit, të cilët kanë mirëpritur fotografitë autentike të artisteve, duke dëshmuar se kujtimet reale dhe emocionet që ato përcjellin mbeten të pazëvendësueshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

danimarka drejt ndalimit te celulareve ne shkolla masa perfshin edhe oborret 6aa2ee70e9f4d
Lajmi i mëparshëm

Danimarka drejt ndalimit të celularëve në shkolla, masa përfshin edhe oborret

shtohen 193 barna te reja 12 te vjetra hiqen pas 11 vitesh plotesohet lista esenciale e barnave 6aa2f1e105d91
Lajmi i radhës

Shtohen 193 barna të reja, 12 të vjetra hiqen! Pas 11 vitesh plotësohet lista esenciale e barnave

Të fundit nga

ShkoLartë