shtohen 193 barna te reja 12 te vjetra hiqen pas 11 vitesh plotesohet lista esenciale e barnave 6aa2f1e105d91

Shtohen 193 barna të reja, 12 të vjetra hiqen! Pas 11 vitesh plotësohet lista esenciale e barnave

September 10, 2026
1 minut lexim

U desh të kaloj më shumë se një dekadë për të përditësuar listën esenciale të barnave në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 12 barna u hoqën, ndërsa 193 të reja u shtuan, prej të cilave janë përfshirë mundësi bashkëkohore terapeutike kundër sëmundjet infektive, HIV-it, hepatitet virale, barna onkologjike, neurologjike, kardiologjike, si dhe shëndeti riprodhues dhe shëndeti perinatal.

“Lista e re është sistematizuar në 28 fusha terapeutike dhe përmban në mënyrë më të detajuar nëngrupet, format farmaceutike të dozimit. Risia nuk është vetëm që kemi 190 barna të reja dhe substanca aktive në këtë listë prej 372 barnave që janë në këtë listë, risia është që kemi ndryshuar qasjen terapeutike, janë vendosur shtigje për ndryshime të mundshme në barnat bazë dhe janë vendosur disa barna më të spikatura”, deklaroi ministrit i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Njëkohësisht, ai theksoi dallimin ndërmjet Listës së barnave esenciale që duhet t’i ketë patjetër sistemi shëndetësor, ndërsa Lista pozitive e barnave përfshinë ato që rimbursohen përmes Fondit shëndetësor. Nga lista e vitit 2015 janë hequr barnat që nuk konsiderohen më prioritare në konceptin e ri terapeutik, ndërsa për disa barna është bërë ndryshimi i substancës aktive, formulimit ose është paraparë një alternativë e përshtatshme terapeutike, tha Dekani i Fakultetit të Farmacisë Zoran Sterjev.

“Lista esenciale është e domosdoshme, e cila paraqet themelin bazë, e thënë troç, të politikës farmaceutike të shtetit. Lista esenciale mundëson qasjen e sigurt në çdo moment për të gjitha sëmundjet që fillimisht të ballafaqohemi. Meqë lista esenciale është proces dinamik që ndryshon, në këtë aspekt bëj thirrje që mos të ndodh sërish për 11 vite të ketë ngecje”, tha dekani i Fakultetit të Farmacisë, Zoran Sterjev.

Këto përditësime u bënë me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe me pjesëmarrjen e institucioneve përkatëse kombëtare dhe palëve të interesuara. Pas finalizimit dhe harmonizimit me Sekretariatin për legjislacion, Lista e barnave esenciale u publikua edhe në Gazetën Zyrtare.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pa filter pa ai gili hap arkiven e vitit 1985 duke publikuar nje fotografi te rralle me grupin trio rona 6aa2ef3c656e1
Lajmi i mëparshëm

“Pa filter, pa AI” – Gili hap arkivën e vitit 1985 duke publikuar një fotografi të rrallë me grupin ‘Trio Rona’

ne bit pazar ndryshon qarkullimi vendkalimi do te pajiset me semafor me buton 6aa2f32db02e6
Lajmi i radhës

Në “Bit-Pazar” ndryshon qarkullimi: Vendkalimi do të pajiset me semafor me buton

Të fundit nga

ShkoLartë