ovl uck reagon per viziten e trendafiloves 681e59ee9ba22

OVL-UÇK reagon për vizitën e Trendafilovës

May 9, 2025
1 minut lexim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thënë se vizita e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e paralajmëruar për 13 maj, është provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës.

Në një reagim, OVL e UÇK-së, ka thënë se 13 maji është data kur u themelua UDB-ja.

“13 Maji është datë e zezë në historinë tonë,themelimi i UDB-së,përndjekësi më i egër i shqiptarëve, dhe dita e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz.

Të vish në këtë datë, në këtë tokë, me agjendë të njëanshme e pa ndjeshmëri historike, është ofendim për çdo luftëtar dhe për çdo familje dëshmori” thuhet mes të tjerash në reagim.

Ky është reagimi i plotë i Organizatës:

Reagim Publik

Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale më 13 maj në Prishtinë është provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës sonë çlirimtare!

13 Maji është datë e zezë në historinë tonë,themelimi i UDB-së,përndjekësi më i egër i shqiptarëve, dhe dita e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz.

Të vish në këtë datë, në këtë tokë, me agjendë të njëanshme e pa ndjeshmëri historike, është ofendim për çdo luftëtar dhe për çdo Familje Dëshmori.

Gjykata Speciale është padrejtësi e institucionalizuar. E themeluar për të ndjekur vetëm një palë,vetëm UÇK-në,duke anashkaluar krimet e tmerrshme serbe, ajo nuk sjell drejtësi, por hakmarrje politike.

Krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim të zgjatur dhe të padrejtë, po përballen me pengesa të rënda në mbrojtje, trajtim të pabarabartë dhe qëllim të qartë për t’i dënuar që më parë se të mbarojë procesi.

Kosova nuk ka për çka të turpërohet! Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e drejtë dhe e domosdoshme.

Ne nuk do të heshtim!

Liri për luftëtarët tanë!

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

d1ea5c83 f156 4685 8e0e 738c3658864e
Story i mëparshëm

Adnan Azizi emërohet shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale

ambasada amerikane ne kiev kemi informacione per sulm te madh ajror 681e61360d824
Story i radhës

Ambasada amerikane në Kiev: Kemi informacione për sulm të madh ajror

Të fundit nga

ShkoLartë