ovl uck paralajmeron protesta nese ligji per specialen vazhdon te zvarritet 6aff3b40a0f2c

​OVL UÇK paralajmëron protesta nëse Ligji për Specialen vazhdon të zvarritet

November 19, 2026
min lexim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur shqetësimet e saj mbi zhvillimet politike rreth plotësim-ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se nëse ky proces vazhdon të zvarritet dhe nuk përfundon së shpejti do të ketë protesta gjithëpopullore.

Në një reagim për media, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së u bën thirrje shumicës parlamentare dhe të gjitha subjekteve politike që t’i lënë anash dallimet partiake dhe ta përfundojnë sa më parë këtë proces.

“Është tërësisht e papranueshme që kjo çështje kaq e rëndësishme të zvarritet për shkak të përplasjeve politike apo presionit të bashkësisë ndërkombëtare. Qeveria dhe shumica parlamentare duhet ta kenë të qartë se përgjegjësia e tyre është të veprojnë dhe të mos lejojnë që vonesat të bëhen pengesë për përfundimin e këtij procesi”.

Po ashtu, OVL e UÇK-së rithekson se është e papranueshme dhe e pandershme që një çështje kaq e ndjeshme të shfrytëzohet për të krijuar ndasi politike apo për të thelluar përçarjet mes subjekteve politike.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kërkon që plotësim-ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të miratohen me procedurë të përshpejtuar, brenda afatit më të shkurtër që lejojnë procedurat parlamentare dhe institucionale.

Kujtojmë, sot pritej të hidhej në votim Ligji për Dhomat e Specializuara, por kjo nuk ndodhi pasi seanca plenare e Kuvendit të Kosovës u shty deri në njoftimin e radhës. Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar hartimin e një ligji të ri për Dhomat e Specializuara, duke bërë të ditur se drafti i parë pritet të jetë gati javën e ardhshme.

Kurti tha se grupi punues për hartimin e strategjisë shtetërore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të sjellë propozimin për ligjin e ri.

Duke folur në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Kurti bëri të ditur se në grupin punues janë të përfaqësuara institucionet relevante dhe partitë politike parlamentare, ndërsa në hartimin e dokumenteve janë angazhuar edhe ekspertë juridikë.

Ai theksoi se përmbajtja e ligjit të ri duhet të punohet me kujdes, të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin e Kosovës dhe më pas të procedohet për diskutim e miratim. Krahas kësaj, Kurti shtoi se qëndrimi i tij ndaj Gjykatës Speciale mbetet i pandryshuar që nga pranvera e vitit 2015.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bekim fazliu nese buteli nuk e respekton shqipen as komunat shqiptare te mos perdorin maqedonishten 6aff3ae9da16e
Lajmi i mëparshëm

Bekim Fazliu: Nëse Buteli nuk e respekton shqipen, as komunat shqiptare të mos përdorin maqedonishten!

kingji vlereson kontributin e gardes kombetare te nju xhersit ne pergatitjen e nenoficereve 6aff3b9bd51cc
Lajmi i radhës

Kingji vlerëson kontributin e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit në përgatitjen e nënoficerëve

Të fundit nga

ShkoLartë