ovl e uck se vizita e kryetares se gjykates speciale provokim i qellimshem 681f02bcf26b3

OVL e UÇK-së: Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale, provokim i qëllimshëm

May 10, 2025
1 minut lexim

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka reaguar ndaj paralajmërimit për vizitën, në Prishtinë, të Kryetares së Gjykatës Speciale, e cila pritet të ndodhë më 13 maj.

Në një deklaratë për media, OVL-UÇK e ka cilësuar këtë vizitë si një provokim të qëllimshëm dhe një fyerje ndaj luftës.

13 Maji është një datë e zezë në historinë tonë – dita e themelimit të UDB-së dhe e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz. Të vish në këtë datë, me një agjendë të njëanshme dhe pa ndjeshmëri historike, është ofendim për çdo luftëtar dhe për çdo familje dëshmori,” thuhet në reagim.

Kjo organizatë akuzon Gjykatën Speciale për padrejtësi dhe qasje të njëanshme ndaj luftëtarëve të UÇK-së, duke lënë jashtë llogaridhënies krimet e pretenduara të forcave serbe.

Gjykata Speciale është padrejtësi e institucionalizuar. E themeluar për të ndjekur vetëm një palë, vetëm UÇK-në, duke anashkaluar krimet e tmerrshme serbe, ajo nuk sjell drejtësi, por hakmarrje politike. Krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim të zgjatur dhe të padrejtë, po përballen me pengesa të rënda në mbrojtje, trajtim të pabarabartë dhe qëllim të qartë për t’i dënuar që më parë se të mbarojë procesi”, thuhet tutje në këtë reagim.

Në përfundim, OVL-UÇK deklaron se Kosova nuk ka për çka të turpërohet.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e drejtë dhe e domosdoshme. Ne nuk do të heshtim! Liri për luftëtarët tanë!”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

prokuroria e tiranes i kerkon libanit te ekstradoje babane palestinez qe msakroi me thike te bijen ne banesen e marre me qira ne tirane 681ef95b9f4a6
Story i mëparshëm

Prokuroria e Tiranës i kërkon Libanit të ekstradojë babanë palestinez që m*sakroi me thikë të bijën në banesën e marrë me qira në Tiranë

ne pergjigje te parades se putinit lideret evropiane mblidhen ne kiev 681f09fe32a8c
Story i radhës

Në përgjigje të paradës së Putinit, liderët evropianë mblidhen në Kiev

Të fundit nga

ShkoLartë