Osmani:Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është interes gjeostrategjik dhe i sigurisë së Unionit

May 16, 2022
min lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Bruksel ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, në të cilin ishin të ftuar edhe ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pas mbajtjes së diskutimit strategjik për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor mes ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së, në pjesën së dytë të takimit Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së iu bashkuan edhe homologët e tyre nga rajoni

Në fokus të debatit ishte fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasojat e luftës në Ukrainë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tema të tjera me interes për rajonin.

Në fjalën e tij, ministri Osmani theksoi besueshmërinë e statusit tonë si vend kandidat, i cila me përkushtim punon në agjendën e saj të BE-së dhe me qëndrimet e saja në politikën e jashtme është partner i besueshëm i Unionit dhe kërkoi edhe një herë fillimin e menjëhershëm të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh ndikimin e agresionit rus në Ukrainë.

“Besoj se pas 20 vitesh asocimi dhe integrimi të thelluar, po bëhet gjithnjë e më e qartë se BE-ja mund ta profilizojë veten si një Union për të ardhmen – i fortë, i qëndrueshëm, i sigurt dhe me prosperitet, vetëm me vendet e rajonit si anëtare të saja të ardhshme. ”, tha Osmani.

Duke përsëritur nevojën urgjente për angazhimin e BE-së në arritjen e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor, ministri Osmani tha se vendet me çështje të hapura në Ballkanin Perëndimor do të inkurajohen edhe më tej për kompromis nëse BE-ja njeh përpjekjet e deritanishme të përgjithshme në emër të rrugës sonë Evropiane të vendit tonë.

“Bashkimi Evropian duhet të bëjë lëvizjen e duhur në këtë moment dhe të ndërmarrë hapa vendimtarë për hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, pasi integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është me interes parësorë politik-sigurisë dhe gjeostrategjik për Unionin dhe të ardhemen e kontinetit evropian. ”, ka theksuar Osmani.

Në margjinat e Këshillit, Osmani u takua me Sekretaren e Përgjithshme të Komisionit Evropian, Ilse Johansson, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë në Këshillin dhe Komisionin Evropian. Në takimet u bisedua për dosjen tonë evropiane, situatën aktuale në rajon, si dhe ndikimin e agresionit rus në Ukrainë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kovaçevski-Stoltenberg: Maqedonia e Veriut do ta përshpejtojë procedurën për miratimin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Story i radhës

Ahmeti: Prof. Dr. Kudusi Lama vazhdon t’i shërbejë kombit edhe përmes veprave të shumta letrare

Të fundit nga

Anulohet përkohësisht enkriptimi për bisedat në X

Përdoruesit e X nuk mund të dërgojnë më mesazhe të enkriptuara në platformë. Kompania tha përmes një përditësimi se do të ndërpriste funksionalitetin ndërsa po punon për të bërë përmirësime. Përdoruesit ende
sqmken
ShkoLartë