osmani viziton nenen stane gashi per pashket tre djem dhe vajza e saj iu bashkuan uck se 680531608bda6

Osmani viziton Nënën Stanë Gashi për Pashkët: Tre djem dhe vajza e saj iu bashkuan UÇK-së

April 20, 2025
1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani për festën e Pashkëve, ka vizituar Nënën Stanë Gashi dhe familjen e saj në Peshter të Brusit.

Osmani thotë se gjatë luftës, Nënë Stanë Gashi dhe familja e saj hapën zemrën e shtëpinë për qindra luftëtarë të lirisë, derisa edhe tre djem dhe vajza e Nënës Stanë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i saj:

Për festën e Pashkëve, në frymën e dashurisë, respektit dhe shpresës, familja jonë vizituam Nënën Stanë Gashi dhe familjen e saj në Peshter të Brusit.

Para pak muajsh kisha nderin që Nënën Stanë ta dekoroj me medaljen presidenciale “Shën Tereza”, sepse kjo nënë, dëshmoi në kohët më të rënda, se është simbol i qëndresës, humanizmit dhe dashurisë për atdheun.

Gjatë luftës, ajo dhe familja e saj hapën zemrën e shtëpinë për qindra luftëtarë të lirisë, derisa edhe tre djem dhe vajza e Nënës Stanë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përulje e thellë dhe nderim për këtë familje madhështore, e cila mishëron krenarinë e malësisë dhe zemrën e pashoqe të Nënës Stanë, nënës së luftës për njerëzoren, lirinë dhe paqen.

Pashkë të bardha e të bekuara për të gjithë!

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

vota e diaspores kqz mbi 241 mije zarfe te derguara 8 mije e 300 kane mberritur ne shqiperi 680527ffc1737
Story i mëparshëm

Vota e diasporës, KQZ: Mbi 241 mijë zarfe të dërguara, 8 mijë e 300 kanë mbërritur në Shqipëri

shqiperia u 16 andorra ky eshte rezultati 6805351fa2b4a
Story i radhës

Shqipëria U-16 – Andorra, ky është rezultati

Të fundit nga

ShkoLartë