Osmani tregon elementin kritik që përmban propozimi francez

1 minut lexim

Vendosja e protokollit në kornizën e negociatave e bën të papranueshëm propozimin francez për palën tonë, tha në emisionin “360 Gradë” në Alsat, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. Sipas tij, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja e fqinjësisë së mirë kanë qenë gjithmonë në dokumentin bazë, në paragrafin 5, shkruan Alsat.

“Meqenëse se u krijua një histeri e tillë lidhur me propozimin francez, ndërkohë që aty ka edhe një çështje që ne e vërejtëm dhe që e bënë të papranueshëm për ne. Ajo është çështja e vendosjes së protokollit në kornizën negociuese, edhe pse edhe në propozimet e deritanishme edhe në Komision edhe gjatë kryesimit gjerman, kryesimit portugez madje edhe kryesimit slloven, gjithmonë Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për Fqinjësi të mirë kanë qenë në dokumentin bazë, në kornizën negociuese në paragrafin 5”, tha Osmani. /Alsat.mk

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA: Negociatat e BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur

Story i radhës

Osmani flet edhe për propozimin e ri nga kryesimi francez

Të fundit nga