Osmani takon sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho

June 5, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho, e cila më 8 qershor do të mbajë një koncert në Kosovë.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Jahos në promovimin e artit dhe kulturës shqiptare në skenat më prestigjioze ndërkombëtare. Ajo theksoi se prania e Jahos në Kosovë është nder dhe inspirim për të gjithë, veçanërisht për të rinjtë që ndjekin ëndrrat në fushën e muzikës.

Sipas Presidentes Osmani, arti është nga format më të fuqishme të përfaqësimit të identitetit dhe dinjitetit të një shteti në arenën ndërkombëtare.

Ajo theksoi se përmes figurave si Ermonela Jaho, bota mëson për vlerat, shpirtin dhe historinë tonë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Autorë të disa grabitjeve/ Tiranë, në pranga dy persona, një tjetër në kërkim

Të fundit nga

Pensionet: sa kohë duhet të punojmë?

Në maj, Parlamenti danezmiratoi ligjin për rritjen e moshës së daljes në pension, i cili u mbështet nga 81 përfaqësues, ndërsa 21 ishin kundër. Ligji i ri përcakton rritjen e moshës së daljes në
sqmken
ShkoLartë