Osmani takon Ambasadoren SHBA-ve, Angela Price Aggeler, ja për çka biseduan

min lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me Ambasadoren e sapoemëruar të SHBA-ve, Angela Price Aggeler, me rastin e dorëzimit të kopjeve të letrave kredenciale, njoftojnë nga MPJ.

Në takim, theksojnë nga atje, Osmani shprehu bindjen se me përvojën e saj, Ambasadorja Aggeler do të kontribuojë në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin e bashkëpunimit.

“Në kontekst dypalësh, bashkëbiseduesit përshëndetën zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme, të bazuara në miqësi tradicionale dhe vlera të përbashkëta demokratike.

Osmani i theksoi rezultatet fillestare të Dialogut Strategjik me SHBA-të, si kapitull i ri në marrëdhëniet bilaterale dhe ngritjen e partneritetit strategjik, si dhe përkushtimin për të përcaktuar aktivitetet e ardhshme që synojnë nxitjen e mëtejshme të proceseve reformuese dhe zhvillimit demokratik të shtetit.

Gjithashtu, Osmani falënderoi për ndihmën e vazhdueshme amerikane për procesin tonë integrues evropian, si një kontribut i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe progresit të përgjithshëm rajonal”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Nga atje theksojnë se bashkëbiseduesit biseduan edhe për aleancën e fortë mes dy vendeve në kuadër të NATO-s, me theks të veçantë për agresionin ushtarak rus në Ukrainë, si dhe për kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.

Story i mëparshëm

​Skuadra e Premier Ligës shkarkon trajnerin

Story i radhës

Angela Prajs Ageler dorëzoi letrat kredenciale

Të fundit nga