3 janar – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim lamtumirës me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Anke Hollshtajn në të cilin të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se në 30 vitet e fundit Maqedonia e Veriut dhe Gjermania realizojnë nivel të lartë të marrëdhënieve të partneritetit, të cilat i karakterizon miqësia, besimi i ndërsjellë dhe respekti.
Siç kumtoi MPJ, Ministri Osmani shprehu kënaqësi të veçantë për angazhimin e deritanishëm të Ambasadores Hollshtajn në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe për kontributin e saj në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.
“Në takim, Ministri Osmani e theksoi rëndësinë e Procesit të Berlinit në mbështetjen e proceseve eurointegurese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim që sa më shpejt të anëtarësohen në familjen evropiane, duke theksuar rëndësinë e Marrëveshjeve të nënshkruara në Samitin e Liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me çka Maqedonisë së Veriut i është besuar funksioni depozitues”, thuhet në kumtesë.
Ambasadorja Hollshtajn konfirmoi se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm dhe me vendosmëri të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke shprehur kënaqësinë për hapat e mëdhenj të politikës së jashtme të arritura nga Maqedonia e Veriut për fillimin e negociatave të anëtarësim.
Pjesa më e madhe e bisedës iu kushtua kryesimit aktual të vendit tonë me OSBE-në gjatë vitit 2023. Çështjet e sigurisë, invazioni rus ndaj Ukrainës dhe pasojat me të cilat ballafaqohen vendet evropiane, gjithashtu ishin lëndë e diskutimit ndërmjet dy bashkëbiseduesve, të cilët e theksuan rëndësinë e NATO-s për ruajtjen e sigurisë euroatlantike, qëndron në kumtesën e MPJ-së.
Ministri Osmani takoi gjithashtu edhe ambasadorin e ri japonez, Ozuka Kazuja.
Në takim, Osmani ka shprehur besimin se me angazhimin e tij, ambasadori Ozuka do të kontribojë më tje për thellimin e marrdhënieve bilaterale dhe përforcimin e bashkëpunimit. Njëherit, ai falenderoi atë për ndihmën shumë vjeçare të Japonisë ndaj Maqedonisë së Veriut, përmes së cilës nxitet zhvillimi shoqëror dhe përparimi për popullin tonë, informon Zhurnal.
Më tej, Osmani theksoi rolin e rëndësishëm të Japonisë në rajon, me çka u konfirmuan projektet e shumta rajonale në korniza të “Iniciativës japoneze për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor”. Bashkëbiseduesit konstatuan se marrdhëniet bilaterale janë në nivelin më të lartë politik, duke theksuar angazhimet e dy palëve për avansimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe relacionit të biznesit./Zhurnal.mk
Burimi: zhurnal.mk