Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Sofje, ka zhvilluar një takim bilateral me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
“Bullgaria është partnere dhe aleate e vazhdueshme e Kosovës.
Në takim bilateral me Presidentin Rumen Radev, diskutuam forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve në veçanti në fushën e mbrojtjes.
E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për rrugëtimin tonë euro-atlantik”, ka shkruar Osmani, në një postim në Facebook.
Burimi: botasot.info