Osmani takoi Escobrain në Nju Jork: Marrëdhëniet SHBA-Maqedoni e Veriut, në nivelin më të lartë

Në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork ministri i jashtëm, Bujar Osmani ka takuar përfaqësuesin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përcjell TV21. Ministri Osmani thotë se SHBA-të vlerësojnë lartë kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, Kartën e Adriatikut dhe Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

“Aktivitetet në kuadër të dialogut strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së po zhvillohen me dinamikën e pritur dhe tashmë janë të dukshme rezultatet e realizimit të tyre: Marrëdhëniet dypalëshe janë ngritur në nivel më të lartë. Forcimi i partneritetit strategjik Progres në agjendën e reformave të brendshme dhe zhvillimin demokratik Vlerësоhen lartë Kryesimet tona me OSBE-në, SHBA-në – Kartën e Adriatikut dhe Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore”, shkruan Osmani.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Presidenti Erdoğan takohet me kryeministrin izraelit, Netanyahu në New York

Story i radhës

Organizata terroriste PKK/YPG e mbështetur nga SHBA-ja vazhdon të ndjekë fëmijët

Të fundit nga