Osmani takohet me Mitsotakis: Rikonfirmova përkushtimin për avancimin e bashkëpunimit

1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot është takuar kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në samitin e Komitetit Politik Evropian.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se e ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për ta avancuar bashkëpunimin me Greqinë.

“Thellimi i bashkëpunimit midis Kosovës dhe Greqisë është i dobishëm jo vetëm për qytetarët e të dyja shteteve tona, por edhe për të gjithë rajonin”, ka thënë Osmani.

Samiti është duke vazhduar.

Story i mëparshëm

Mërgimtarët ankohen për pritjet në “Tabanoc”, autoritetet thonë se situata po menaxhohet, makinat po kalojnë shpejt

Story i radhës

Kondicionerët ndezur! I nxehti ekstrem rrit konsumin e energjisë, KESH 4.3 mln € blerje për korrikun

Të fundit nga