Osmani takohet me Macron-in në Samitin e NATO-s, ja çka diskutuan

1 minut lexim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron me të cilin ka diskutuar me të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe reformat në fushën e sundimit të ligjit.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se gjatë diskutimit përmbajtësor kanë folur edhe për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës

“Diskutim përmbajtësor me presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C lidhur me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit amerikan Joe Biden, përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s, në Ëashington D.C.

Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, presidentja Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.

Story i mëparshëm

Si të Eliminoni Poret e Zmadhuara në Vetëm Tre Ditë

Story i radhës

VMRO-DPMNE dhe LSDM reagojnë pse Gashi bëri dua për Srebrenicën në Kuvend

Të fundit nga