Osmani sot në vizitë pune në Mbretërinë e Norvegjisë

April 1, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do të qëndrojë në Oslo, me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Anniken Huitfeldt.

Gjatë vizitës, Osmani do të takohet me Kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje të Kuvendit të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide, ndërsa në agjendën e Ministrit Osmani parashihet edhe pjesëmarrje në promovimin e Odës së Tregtisë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë. Gjatë vizitës, Osmani do të takohet me përfaqësues të Diasporës sonë në Norvegji.

“Qëllimi i vizitës është avancimi i marrëdhënieve bilaterale, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, zhvillimin e sektorit të biznesit dhe shqyrtimin e mundësive për investime në këtë vend skandinav. Në kuadër të takimeve pritet të shkëmbehen mendime edhe mbi situatën e përgjithshme të sigurisë të kontinentit evropian në kontekst të momentumit aktual gjeopolitik, me fokus në Aleancën e NATO-s dhe bashkëpunimin e të dyja vendeve në Aleancë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Batusha: Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit po bëhet në përmasa dhe me intensitet të paparë

Story i radhës

Austria dhe Gjermania për përshpejtimin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë