Osmani-Shukri: Te Egjipti shohim partner në avancimin dhe zbatimin e agjendës mesdhetare të OSBE

December 11, 2022
1 minut lexim

Shkup, 11 dhjetor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të ardhshëm të Organizatës më të madhe për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE-së dhe në cilësinë e kryesuesit aktual të Grupit të partnerëve mesdhetar për bashkëpunim të OSBE-së, realizoi takim në Kajro me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Arabe të Egjiptit, Sameh Hasan Shukri Selim.

 

Siç njofton MPJ-ja, në takim u konfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira miqësore midis dy vendeve, si në planin bilateral ashtu edhe në atë multilateral dhe u shkëmbyen mendime për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm.

“Njëherit, ministri Osmani e informoi bashkëbiseduesin për qëllimet prioritare të Maqedonisë së Veriut në kuadër të kryesimit të OSBE-së në vitin 2023. U bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit me Grupin e Partnerëve Mesdhetarë, veçanërisht për shkak se agresioni rus ndaj Ukrainës dhe rrethanat e rënduara gjeopolitike spikatën edhe më shumë rëndësinë e partnerëve mesdhetarë, si një çështje unike që e mundëson OSBE për shkëmbim të përvojave dhe dialog”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.

“Tek Egjipti shohim një partner në promovimin dhe zbatimin e Agjendës Mesdhetare të OSBE-së dhe një vend në të cilin mund të mbështetemi në përballjen me sfidat e sotme dhe të ardhshme të sigurisë globale”, deklaroi Osmani.

Ministri theksoi se Maqedonia e Veriut, si vend i lidhur indirekt me Mesdheun, ka interes të veçantë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me të gjitha vendet e Mesdheut.

“Pikërisht me iniciativën tonë Konferenca e sivjetme mesdhetare e OSBE-së u mbajt në Jordani, kështu që pas shtatë vitesh kjo konferencë iu kthye partnerëve mesdhetarë”, tha Osmani.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për çështjet aktuale ndërkombëtare dhe sfidat e sigurisë, si dhe për prioritetet e politikës së jashtme dhe situatat në mjedisin e afërt të të dy vendeve.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reshjet e shiut/ Vasili: Përmbyten fshatrat e Krujës sepse hapen portat e Bovillës

Story i radhës

Peja mposhtet me rezultat të ngushtë nga Tirana

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.

Shvercerat festojnë 35-vjetorin e themelimit

Sot, tifozeria e zjarrtë Shvercerat, krenaria e qytetit të Shkupit dhe mbështetës të pandalshëm të KF Shkupi, feston 35-vjetorin e themelimit të saj. Një ndër grupet më të vjetra dhe më të
ShkoLartë