Osmani: Shtabi i krizës pret thirrje nga njerëzit për evakuim

Bujar Osmani ministër i Punëve të Jashtme pas sulmit ti Iranit ndaj Izraelit theksoi se vendimi i parë i cili ka marrë sot është krijimi i Shtabit të Krizës i cili do të shërbejë edhe për evakuimin e qytetarëve të cilët ndodhen në Izrael.

“Sot në mëngjes është hapur aeroporti i Tel Aviv por vetëm për transport të kufizuar. Grupi i krizës të cilin e kam themeluar në mëngjes tash bën identifikimin dhe pret thirrjet e njerëzve. Ne nuk mund të dimë se secili turist ku është për momentin, prandaj i paraqita numrat e telefonit që të gjitha ata që janë në Lindje të mesme dhe duan të kthehen në shtëpi, të thirrin ambasadat tona ose ne MPJ që ne të organizohemi për transportin e tyre”, tha Osmani.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Kurti takohet me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

Story i radhës

Sulmi i Iranit kundër Izraelit/ Rama dënon agresionin: Qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit

Të fundit nga