Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk dëshiron që të krijojë pritshmëri të mëdha te qytetarët e Kosovës për sa i përket planit frako-gjerman.
Në emisionin Rubikon, ajo ka treguar se në këtë dokument ka shumë gjëra që duhet sqaruar.
“Unë dua të jem shumë e sinqertë me qytetarët e Kosovës që të mos krijoj ndonjë pritshmëri të jashtëzakonshme rreth atij dokumenti”.
“Ne e kemi quajtur që nga fillimi dokumentin si bazë të mirë për diskutime, por asnjëherë nuk kemi thënë që dokumenti si i tillë pa asnjë ndryshim mund të jetë i pranueshëm për Kosovën sepse ka shumë gjëra të cilat duhet të qartësohen se çka saktësisht kanë nënkuptuar autorët e atyre rreshtave sepse mund të interpretohen në mënyra të ndryshme”.
“Po flas fillimisht për pjesët e mira të atij plani, ndër të tjera ai plan parasheh njohjen e integritetit territorial që është një e arritur – shteti elementin kryesor e ka integritetin territorial”.
“Pastaj flet për barazinë e shteteve, për të drejtat e vetëvendosjes, për parimet themelore të Kartës së OKB-së për shtetet”.
“Pastaj flet edhe për shumë parime tjera që janë të parapara në nenin dy të Kartës së OKB-së që janë shumë të rëndësishme”.