Osmani: Qeveria franceze i ka propozimet e të dyja palëve, tani duhet të arrijmë në një zgjidhje

1 minut lexim

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani i ftuar në emisionin “10 Minuta” tha se Qeveria franceze i ka në tavolinë propozimet e të dyja palëve, tani u përket atyre si t’i çojmë punët përpara.

“Qeveria franceze i ka propozimet e të dyja vendeve, edhe të Republikës së Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Duhet tani të arrijmë në një marrëveshje më të mirë për të dyja palët, si do ta gjejmë kjo duhet parë. Nuk mund të arrijmë në një marrëveshje të mirë për njërën palë dhe një të keqe për palën tjetër, por në linja kryesore për të mirën e të dyja palëve”- tha Osmani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani: Propozimi francez nuk është definitiv

Story i radhës

Barcelona ka marrëveshje personale me dy futbollistë të Chelseas

Të fundit nga