Osmani pyeti Chat GPT se si sqarohet fenomeni “frika nga barazia”, ja përgjigja që mori

July 26, 2023
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka bërë të ditur se për fenomenin “frikë nga barazia”, për të cilin foli në SummerClick në TV21 ka pyetur edhe Chat GPT-në, përcjell TV21.

Dhe përgjigja që ka marrë ishte se ky fenomen për të cilin Osmani tha se mbizotëron në Maqedoninë e Veriut dhe është ngritur si alarm te oligarkët maqedonas, quhet: isonomofobia.

“Meqenëse nuk gjeta një term të tillë në fjalor, pyeta Chat GPT (inteligjencën artificiale) se si do ta quante fenomenin bazë që dikton diskursin politik të brendshëm në vend, FRIKËN NGA BARAZIA, kjo ishte përgjigja: isonomofobia”, shkroi Osmani në Facebook./TV21

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Jennifer Lopez shfaqet duke kërcyer mbi tavolinë, ndërsa feston ditëlindjen e 54-të

Story i radhës

Isco bëhet me skuadër të re

Të fundit nga

ShkoLartë