Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

October 5, 2024
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa fotografi nga Pallati Elysee në Paris.

Ajo së bashku me bashkëshortin e saj kanë qëndruar në darkën e organizuar nga presidenti Emmanuel Macron për krerët e shteteve të Frankofonisë.

“Mbrëmë në Pallatin Élysée në Paris, në darkën e organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron për krerët e shteteve të Frankofonisë”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Osmani ka marrë pjesë në hapjen e samitit të krerëve të shteteve të Frankofonisë në Francë së bashku me liderë të tjerë botërorë.

Presidentja ka deklaruar se “Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare”.

BURIMI: Bota Sot

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Foshnja 1 vjeç ndërron jetë në Klinikë në Shkup, prindi akuzon mjekët për neglizhencë

Story i radhës

Dogji bashkëshorten me benzinë dhe u arrestua pak javë pas ngjarjes, gjykata jep vendimin për 45-vjeçarin

Të fundit nga

Tirana vazhdon “shtegtimet”

Tirana në këtë sezon nuk po gjen dot rehati. Sikur të mos mjaftonin paraqitjet jo ozitive në kampionat, bardheblutë vazhdojnë të “shtegtojnë” thuajse në të gjitha stadiumet e Shqipërisë. Pas duelit me
ShkoLartë