Osmani publikon foto me Presidentin Biden dhe Zonjën e Parë të ShBA’së: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë

1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e ShBA’së, Joe Biden, dhe Zonjën e Parë të ShBA’së, Jill Biden, dhe kanë realizuar foton tradicionale që lideret e shteteve bëjnë me çiftin presidencial të ShBA’së, gjatë pritjes së organizuar në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Krahas fotos, Osmani ka shkruar “Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tone”.

“Faleminderit Presidentit Biden dhe Zonjës së Parë Dr. Biden për mikpritjen dhe bashkëbisedimin!”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë! 

Faleminderit Presidentit Biden dhe Zonjës së Parë Dr. Biden për mikpritjen dhe bashkëbisedimin!

Story i mëparshëm

Çfarë ndodhi? Kejvina Kthella “zhduket” papritmas nga rrjetet sociale

Të fundit nga