osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i malit te zi 67fe7de020985

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malit të Zi

April 15, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Çobaj.

Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të cilat janë ndërtuar mbi parime të respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Siç njofton Zyra e Presidencës, Vjosa Osmani vlerësoi mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën në periudha të rëndësishme, duke nënvizuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

“Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Malin e Zi në frymën e fqinjësisë së mirë, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik. Ajo shprehu bindjen se gjatë mandatit të ambasadorit Çobaj do të hapen mundësi të reja bashkëpunimi, duke forcuar më tej lidhjet ndërmjet dy shteteve”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

gara me taksat propozimet e ps dhe pd per qytetaret 67fe74446461c
Story i mëparshëm

Gara me taksat, propozimet e PS dhe PD për qytetarët

rriten cmimet konsoles ps5 ne europe 67fe807007d16
Story i radhës

Rriten çmimet konsolës PS5 në Europë

Të fundit nga

ShkoLartë