Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka njoftuat se me sukses ka përfunduar misioni për strehim të përkohshëm të personave të rrezikuar nga Afganistani, të angazhuar nga NATO-ja.
“Sot, familja e fundit tetë anëtarëshe afgane, Ahmadzai e angazhuar më parë nga NATO-ja, u largua nga Maqedonia e Veriut, me çka me sukses e përfunduam misionin për sigurimin e strehimit të përkohshëm për afganët, të cilët në vendin tonë janë marrë nga baza “Bechtel” në Kosovë.
Osmani thotë se ky mision ka treguar bashkëpubimin e thellë mes vendeve të NATO-s.
“Duke ofruar strehim të përkohshëm për gjithsej 68 afganë, edhe një herë u dëshmuam si partner kredibil i NATO-s dhe kontribuuam në lirimin e forcave të Aleancës të angazhuara në bazën “Bechtel” në Kosovë dhe të njëjtit të operojnë me kapacitet të plotë në krahun lindor, në kontekst të kërcënimeve drejt shteteve anëtare në atë anë, si pasojë e invazionit rus ndaj Ukrainës”, ka shkrar mes tjerash Osmani.