Osmani për vizitë në Bosnjë e Hercegovinë

April 15, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot do të qëndrojë për vizitë pune në Bosnjë e Hercegovinë.

Siç bëri të ditur MPJ-ja, tema kryesore të diskutimit në takimin me Zëvendëskryetaren e Këshillit të Ministrave dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës, Bisera Turkoviq, do të jenë marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi dhe mundësitë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit në interes të të dy shteteve dhe qytetarëve.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe luftës në Ukrainë dhe ndikimit të saj në rajonin tonë dhe më gjerë.

Pritet, Osmani të pritet edhe në Presidencën e Bosnje dhe Hercegovinës, shtohet në kumtesën e MPJ-së. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dita e pestë e grevës në arsim! Ende s’ka marrëveshje për paga më të larta

Story i radhës

Mot me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri në 25 gradë

Të fundit nga

ShkoLartë