Osmani: Për gjuhën arritëm të bindim 26 vende se kërkesa e Bullgarisë është e papranueshme

July 1, 2022
1 minut lexim

Shefi i diplomacisë Bujar Osmani në takim me gazetarët dhe kryeministrin Kovaçevski ka folur për propozimin francez dhe marrjen e datës për në BE.

Ai tha se pika që u ka harxhuar më shumë energji dhe ka shkaktuar pesimizëm tek qytetarët ka qenë çështja e gjuhës.

Shton se Republika e Maqedonisë së Veriut ka pasur një fushatë të vështirë për ti bindur vendet e BE-së se ajo që kërkon Bullgaria nuk mund të pranohet nga Maqedonia.

“Kemi bindur 26 vende se ajo që kërkon Bullgaria nuk është e drejtë. Bullgaria nuk dëshironte ta dëgjonte propozimin tonë ishin shumë të vendosur, por ne ia dolëm” tha Osmani.

 

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zoti Lajçak edhe Sllovakia është multietnike, a ekziston ndonjë asociacion

Story i radhës

Nis gjyqi ndaj basketbollistes amerikane të arrestuar në Moskë

Të fundit nga

ShkoLartë