Osmani për Enver Zymerin dhe policët e rënë: Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për ndërtimin e një Kosove të sigurt

1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Enver Zymerin, dhe të gjithë policët e rënë në detyrë.

“Trembëdhjetë vjet më parë polici Enver Zymeri ra në krye të detyrës në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht”, u shpreh ajo.

“Guximi, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij dhe kolegëve të rënë në detyrë janë shembulli i shërbimit dhe sakrificës për atdhe. Trashëgimia e tyre është testament i ndershmërisë, qëndrueshmërisë dhe patriotizmit”, shtoi Osmani.

“Në këtë ditë, i kujtojmë edhe të gjithë policët e rënë në krye të detyrës që nga themelimi i Policisë së Kosovës”.

Osmani tha se policët e rënë janë nderi, krenaria dhe përpjekja për ndërtimin e një Kosove të sigurt për të gjithë.

Story i mëparshëm

Kura dy Ditore me Lëng Limoni dhe Mjaltë për Problemet me Tretjen

Story i radhës

Durmishi thotë se është në anën e punëtorëve, por nuk tregon nëse do të pranohet kërkesa për pagë minimale prej 450 eurove në Maqedoni

Të fundit nga