osmani pas takimit me sorensenin dialogu te perqendrohet ne njohje reciproke 6967815e7a694

Osmani pas takimit me Sorensenin: Dialogu të përqendrohet në njohje reciproke

January 14, 2026
1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, gjatë të cilit u diskutuan zhvillimet e fundit politike në Kosovë, proceset zgjedhore, situate e sigurisë, raportet me Bashkimin Evropian, si dhe e ardhmja e dialogut me Serbinë.

Në takim, sipas njoftimit të Presidencës, Osmani theksoi se procesi i dialogut duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke dhe se suksesi i dialogut varet edhe nga trajtimi barabartë i palëve. Ajo potencoi se Serbia vazhdimisht e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, duke kryer akte agresioni, si dhe duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Presidentja Osmani tha se ky proces duhet të ketë objektiva të qarta dhe rezultate të matshme në procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar se interpretimi selektiv i marrëveshjeve e dëmton procesin.   Më tej, Presidentja Osmani e informoi z. Sorensen për zhvillimin e suksesshëm, demokratik dhe gjithëpërfshirës të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Kosovë dhe vlerësoi se zgjedhjet dëshmuan pjekurinë demokratike të shtetit dhe funksionimin e institucioneve në përputhje të plotë me standardet evropiane”, thuhet në njoftim.

Në takim, Presidenca thekson se u diskutuan gjithashtu marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Presidentja Osmani përshëndeti vendimin e dhjetorit për heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës, të shpallur në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt rivendosjes së partneritetit të plotë dhe të barabartë ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Gjatë takimit u fol edhe për perspektivën evropiane të Kosovës, derisa në njoftim thuhet se Osmani theksoi se dhënia e statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian është një domosdoshmëri strategjike, jo vetëm për Kosovën, por edhe për stabilitetin e rajonit dhe kredibilitetin e vetë BE-së.

“Presidentja Osmani vuri në pah përputhshmërinë e plotë të Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, bilancin e dëshmuar demokratik dhe vrullin e reformave në vend. Presidentja theksoi se do të vazhdojë të punojë me shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së për avancimin e statusit kandidat të Kosovës, pa vonesa të mëtejme”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pandora do te monitoroje 20 planete 6967812ec3c77
Lajmi i mëparshëm

“Pandora” do të monitorojë 20 planete

ish kryeministrja ukrainase nen hetime dyshohet se u ka dhene ryshfet deputeteve 69678173cb0bb
Lajmi i radhës

Ish-kryeministrja ukrainase nën hetime, dyshohet se u ka dhënë ryshfet deputetëve

Të fundit nga

Putini shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të përkohshëm me Ukrainë, sipas një deklarate zyrtare të Kremlinit. Ky vendim vjen pak pas festës Pashkëve. Sipas njoftimit, armëpushimi do të hyjë në fuqi në datën 11 prill
ShkoLartë