Osmani pas takimit me Escobar: Të hiqen barrikadat e vendosura nga bandat që i dirigjon Vuçiç

December 12, 2022
1 minut lexim

Presidenca ka njoftuar se çka bisedoi Presidentja Vjosa Osmani me emisarin special amerikan, sot gjatë takimit në zyrën e saj.

Presidentja Vjosa Osmani pati sot në takim të dërguarin e posaçëm  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Presidentja Osmani shprehi falënderimin për mesazhin e qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të shprehur dje, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe kërkesën për heqjen e menjëhershme të barrikadave e ndalimin e kërcënimeve dhe frikësimit të qytetarëve lokal, si dhe sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, zyrtarëve të komisionit zgjedhor dhe misionit të EULEX në Kosovë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca, pas takimit.

Presidentja Osmani, sipas zyrës së saj, ka folur për nevojën urgjente të heqjes së barrikadave në veri të vendit “të vendosura nga strukturat ilegale të organizuara në banda kriminale dhe të dirigjuara nga Vuçiçi”.

Në njoftim thuhet se Presidentja ka fajësuar Serbinë se po e minon dialogun për njohje të ndërsjelltë.

“Në takim me emisarin Escobar, Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në procesin e dialogut, dhe se veprimet e Serbisë janë tentim për të minuar dialogun për njohje të ndërsjellë”./express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Një djalë më kërkoi falje”, Abazi rrëfen ngjarjen interesante nga Strasburgu

Story i radhës

​Rritja ekonomike e SHBA-së mund të kalojë atë të Kinës

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë