Osmani: Pas një pune prej katër vitesh, Maqedonia e Veriut anëtare e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut

1 minut lexim

Maqedonia e Veriut është bërë anëtare e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, përcjell TV21. Për këtë sukses, ish-kryediplomati Bujar Osmani ka përgëzuar diplomatët e vendit tonë.

“Maqedonia e Veriut anëtare e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut! Pas një pune të palodhshme diplomatike prej katër vitesh dhe pas shumë takimeve të zhvilluara, sot arritëm të bëhemi anëtarë të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNHRC). Përgëzoj të gjithë diplomatët e Maqedonisë së Veriut për këtë sukses të madh dhe të rëndësishëm për vendin tonë”, ka shkruar Osmani.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

A do të futet sërish në Big Brother? Rrëfehet Efi: Aty fitova shumë dashuri, por…

Story i radhës

“Nuk do të jem kandidat për deputet”, deklarohet Shaqir Totaj

Të fundit nga