Osmani nga Parisi: Momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

February 11, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se në prag të Samitit ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale (AI) është ftuar në darkën e shtruar nga presidenti Macron në pallatin Élysée, krahas liderëve të tjerë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat.

Momente si këto sipas Osmanit forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim.

Postimi i plotë

Në prag të Samitit ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale (AI) ishim të ftuar në darkën e shtruar nga Presidenti Macron në pallatin Élysée, krahas liderëve të tjerë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat.

Momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim. Së bashku me Presidentin Macron, Zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, Kryeministrin indian Narendra Modi, atë kanadez Justin Trudeau, e shumë liderë të tjerë botëror, si dhe liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Open AI, Alibaba, etj, kishim mundësi të diskutojmë tema të rëndësishme në interes të qytetarëve që përfaqësojmë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Pamje: Edi Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Story i radhës

Apple adreson një problem kritik sigurie në iPhone

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë