osmani nga 1 korriku maqedonia e merr kryesimin e procesit te bashkepunimit ne europen juglindore 647d100045983

Osmani: Nga 1 korriku, Maqedonia e merr kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore

June 4, 2023
1 minut lexim

-ads3-

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (PBEJL) i cili do të mbahet në Budva. Takimi mbahet më pak se një muaj para marrjes formale të kryesimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut, më 1 korrik.

Pas seancës plenare, së bashku me përfaqësuesit e Treshes Kryesuese – Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut – Osmani do të mbajë konferencë për media, ndërsa në margjinat e takimit ministror do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologët e tij, nga vende anëtare të Iniciativës.

Procesi i Bashkëpunimit në Europën Juglindore është formuar në qershor të vitit 1996, me qëllim të thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit. Iniciativa synon krijimin e një rajoni të bazuar në demokraci dhe prosperitet ekonomik, si dhe integrim të plotë të kësaj pjese të kontinentit në strukturat europiane dhe euroatlantike.

Maqedonia e Veriut është e përfshirë në Iniciativë që nga fillimi dhe ka kryesuar me atë në dy raste, 2000-2001 dhe 2012-2013. Përveç Maqedonisë së Veriut, anëtare janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Moldavia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi.

MARKETING

RENT A CAR

nxorri jashte femijet dhe qelloi me thike gruan e tij ky eshte autori i plagosjes ne korce dhe bashkeshortja e tij 647d0e965360e
Story i mëparshëm

Nxorri jashtë fëmijët dhe qëlloi me thikë gruan e tij/ Ky është autori i plagosjes në Korçë dhe bashkëshortja e tij

pendarovski per rel me ndryshimet kushtetuese do te deshmohet kush eshte per ose kunder be se 647d2c21c3aba
Story i radhës

Pendarovski për REL: Me ndryshimet kushtetuese do të dëshmohet kush është për ose kundër BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë