MInistri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani pyetjes së gazetarëve se nëse ki propozim francez kalon tek ne kur do të nënshkruhet protokoli bilateral u përgjigj se nëse Qeveria sjellë vendim se e miraton pakon atëherë ai si minisitër i Punëve të Jashtme do të organizoj takim ndërqeveritar me Republikën e Bullgarisë që të nënshkruajnë protokollin.
Pakoja ka dy komponente atë evropian dhe atë bilateral Komponeta bilaterale është protokolli dhe nuk është në pakon evropiane por është bilateral me Republikën e Bullgarisë por është pjesë e këtij procesi, në mënyrë që Bullgaria të jep pajtueshmëri të pakos. Protokolli është harmonizuar nga MPJ-ja, por duhet të miratohet edhe nga Qeveria, e cila do të shqyrtohet si tërësi, sikurse tani që e kemi filluar edhe këtë proces. Nëse Qeveria sjellë vendim se e miraton pakon, atëherë unë menjëherë mund të organizoj takim ndërqeveritar me Republikën e Bullgarisë, dhe të nënshkruajmë protokollin, dhe mendoj se ajo do të kishte koniciduar me të njejtën ditë kur Këshilli Evropian do ta miratojë kornizën negociuese dhe tërë këtë propozim francez deklaroi Osmani
Osmani gjithashtu njoftoi se në mënyrë të hapur dhe transparente propozimi do të prezantohet edhe te institucionet tjera përkatëse, kuptohet edhe para gjithë opinionit.