Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë për ish-presidentin Carter: Shembulli i tij le të vazhdojë të na udhëheqë

January 6, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nënshkruar në Librin e Zisë për ish-presidentin, Jimmy Carter, të hapur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Osmani u ka shprehur ngushëllime familjes dhe popullit amerikan për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Jimmy Carter, duke shkruar ndër të tjera “shembulli i tij le të vazhdojë të na udhëheqë”.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Carter dhe popullit amerikan për ndarjen nga jeta të Presidentit Jimmy Carter”.

“Angazhimi i përhershëm i Presidentit Carter për paqen, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë, frymëzoi breza liderësh në mbarë botën. Përkushtimi i tij ndaj shërbimit na kujton të gjithëve se lidershipi i vërtetë nuk ka të bëjë me fuqinë, por me humanizmin, integritetin dhe mbrojtjen e kauzave”.

“Kosova gjithmonë do ta nderojë trashëgiminë e tij si një kampion për liri, integritet dhe dinjitet. Shembulli i tij le të vazhdojë të na udhëheqë të gjithëve dhe shembëlltyra e tij qoftë një bekim për të gjithë ata që luftojnë për një botë më të mirë dhe më të drejtë”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidentes.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Viti i Gjuhës Shqipe, Rama: U vendosën piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës!

Story i radhës

Bitcoin rikthehet mbi 100 mijë dollarë

Të fundit nga

ShkoLartë