Osmani në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s

April 7, 2022
1 minut lexim

Ministri, Bujar Osmani, mori pjesë të takimin e rregullt të Këshillit të Atalantikut të Veriut në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme, i cili u mbajt në selinë e NATO-s në Bruksel.

Temë qëndrore e sesioneve ishte situatata aktuale e sigurisë e shkaktuar nga invazioni ushtarak rus në Ukrainë, si dhe masat dhe aktivitetet që Aleanca i ndërmerr për të garantuar sigurinë e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

Njëherit, u bë fjalë edhe për Konceptin e ri Strategjik që duhet t’i përgjigjet relitetit të ri gjeopolitik dhe të parashtrojë vision strategjik për Aleancën.

Në një seancë të veçantë në të cilën morën pjesë edhe Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve partnere si dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, u diskutua për marrëdhëniet e NATO-s me partnerët dhe mënyrën për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe mbështetjen e Aleancës, për të përforcuar rezistencën e tyre.

Me këtë rast, Ministri Osmani e dënoi ashpër agresionin rus ndaj Ukrainës, veçanërisht vrasjet e tmerrshme të popullates civile dhe bëri thirrje për ndërprerje të menjëhershme të zjarrit, me çka e reafirmoi solidaritetin tonë me Ukrainën. Njëherazi, e theksoi domosdoshmërinë për të përforcuar më tej paraninë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, si rajon që është subjekt i ndikimit nga vendet e treta.

General view of the meeting

“Ballkani Perëndimor është pjesë e pazëvendësueshme e strukturës së ardhme të sigurisë në Evropë. Prandaj, integrimi euroatlantik edhe evropian i Ballkanit Perëndimor është çështje e sigurisë dhe mjet për forcimin e stabilitetit. Prandaj dërgojmë mesazh të qartë për fillimin sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që është telbësore për ruajtjen e sigurisë rajonale dhe evropiane”- theksoi Osmani.

Në kuadër të takimeve, Ministri Osmani realizoi takim bilateral me homologët e tij nga Finlanda dhe Sllovakia.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Albanian ICT Awards X drejt mbylljes së aplikimeve, çmime dhe shpërblime unike për finalistët dhe fituesit

Story i radhës

Administrata nderpreu punën për dy dorë, kërkon rritjen e rrogave

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë