Osmani në takimin e Bërdo-Brijunit: Kosova po punon dhe është e vendosur që t’i jepet statusi i vendit kandidat nga BE

min lexim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e vendosur për të vazhduar me reforma dinamike që forcojnë më tej demokracinë, mbështesin sundimin e ligjit si dhe rrisin standardet e jetesës për të gjithë qytetarët.

Derisa ka folur në takim vjetor të liderëve të rajonit në kuadër të Procesit Bërdo-Brijuni, Osmani ka thënë se është me rëndësi që Kosova të ecë përpara edhe me statusin e vendit kandidat në BE “në përputhje me zotimin e BE-së për perspektivë anëtarësimi për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”.

Osmani ka theksuar se Kosova ka shënuar hapa të ndjeshëm suksesi në disa aspekte.

“Kosova është një partner i besueshëm, një fqinj i mirë dhe një partner që punon shumë. Prandaj, mundësia për një lëvizshmëri më të madhe të qytetarëve tanë në zonën Schengen, është gjithashtu një mundësi e madhe për t’ua vërtetuar këtë të gjithëve në BE”, ka thënë Osmani.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka përmendur edhe përparimin në indekset ndërkombëtare që kanë të bëjnë me luftimin e krimit dhe korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe fushën e teknologjisë informative.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zonja e Parë, Armanda Begaj viziton shkollën 9-vjeçare “Bashkim Berisha” në Ndroq

Story i radhës

Axha i të vrarit në Podujevë: Tek ne është edhe një Kanun

Të fundit nga