Osmani në takim me trashëgimtarin e fronit Akishino dhe princezën Akishino

May 30, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në kuadër të vizitës së punës në Japoni është takuar edhe me Princin e Kurorës Akishino dhe Princeshën Akishino.

Në takim Ministri Osmani shprehu kënaqësinë për raportet mes dy vendeve, veçanërisht në pjesën e bashkëpunimit kulturor. E përshëndeti veprën e Kenzo Tange, si pikë bashkimi dhe simbol i miqësisë ndërmjet dy vendeve, si dhe ndarjen e çmimit të sivjetëm “Kurora e artë”, që iu nda poetit japonez Shuntaro Tanikava, në kuadër të Mbrëmjeve strugane të poezisë.

Më pas, Ministri Osmani realizoi takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar për bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë, Shinxhi Inoue dhe anëtarë të tjerë të grupit.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet mes dy vendeve, mundësitë për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe biznesit, sfidat aktuale të sigurisë dhe ndikimin e tyre në kontinentin evropian dhe Indo-Paqësorin.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Berluskoni: Tani në radhë është titulli në Serie A dhe Champions League

Story i radhës

Dëshmitari i zjarrit në Tetovë: Ishte e pamundur të ndalonim përhapjen e zjarrit ( VIDEO)

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë