Osmani në takim me Ministrat e Punëve të Jashtme të Holandës, Islandës dhe Jordanisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nesër në kuadër të Konferencës së 58-të të Konferencës së Mynihut do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Vopke Hoekstra dhe do të realizojë takim edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Islandës, Tordis Kollbrun Reikford Gillfadotir, se dhe me Ajaman Safadi, Zëvendësministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Jordanisë.

Osmani do të takohet edhe me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë të BE-së, Zhosef Borrell dhe Ministren për Çështje Evropiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në zyrën rajonale të Bavarisë, Melanie Huml, si pjesë e aktiviteteve të delegacionit Qeveritar të udhëhequr kryeministri Kovaçevski.

Në programin e Ministrit janë të parapara edhe takime me Dejmon Uillson, Kryetar i Fondit Ndërkombëtar për Demokraci të ShBA-së, dhe me ish Sekretarin gjeneral të NATO-s dhe Përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Sollana.

Gjatë ditës Ministri Osmani do të mbajë fjalim në ngjarje të veçantë të organizuar nga Ministrja Federale e Gjermanisë, Analen Baerbok, kushtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku pritet të marrin pjesë edhe disa Ministra të Jashtëm të këtij rajoni.

Vizitën në Mynih, Osmani do ta shfrytëzojë edhe për të vizituar Konsullatën e Përgjithshme të Maqedonisë së Veriut, ku do të ketë mundësi të takohet me Përfaqësues të Diasporës sonë dhe disave prej tyre t’ua dorëzojë dokumentet e udhëtimit, të lëshuara nga stacioni bazë që ndodhet në këtë Konsullatë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si po ndikon pandemia në shëndetin mendor të amerikanëve

Story i radhës

Einxhel dhe Beniada ditën e fundit e kalojnë duke bërë twerk

Të fundit nga