Osmani në takim me Martin Vickers, ja çfarë u diskutua

February 16, 2022
min lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Përfaqësuesin Special të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Tregti me Ballkanin Perëndimor, deputetin Martin Vickers. Në takim, ministri Osmani e përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Maqedonisë së Veriut e merr nga Mbretëria e Bashkuar, e cila është partneri i dytë më i madh ekonomik i vendit tonë dhe investitori kryesor i huaj, e gjithashtu është ndër vendet e para e cila për shumë dekada investon në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit ekonomik në këtë pjesë të Ballkanit.

Osmani iu referua bashkëpunimit të jashtëzakonshëm ekonomik mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa angazhimi personal i Vickers përmes angazhimit dhe vizitave të tija në rajon, do të jenë të forca shtytëse për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtim të avancimit të projekteve të mëdha, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në rajon siç janë lidhja rrugore dhe hekurudhore, pastaj projektet për energjinë e rinovueshme, duke theksuar rëndësinë e agjendës së gjelbër në bashkëpunimin bilateral, theksoi interesimin për investime në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe ujërave të zeza.

Njëherazi, Ministri Osmani propozoi që të dyja palët të dakordohen për Planin e Aksionar për vitin 2022 dhe më tej, i cili do të shërbejë si kornizë për zbatimin praktik të të gjitha projekteve të përmendura. Në frymën e bashkëpunimit, në plan ekonomik, u theksua rëndësia e konceptit të ri të diplomacisë ekonomike të cilën e zbaton MPJ dhe u dërgua ftesë e hapur për të vizituar MB, me qëllim shkëmbimin e përvojave të ekipeve të ekspertëve të të dy Ministrive në drejtim të hapjes së tregjeve të reja për produktet e Maqedonisë së Veriut, me theks në vendet e Komonuelthit dhe Lindjes së Largët, ku MB ka lidhje tradicionale tregtare të vjetra.

Martin Vickers, Përfaqësuesi i Special i Kryeministrit të Britanisë së Madhe- Boris Xhonson, duke e falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer, paralajmëroi se së shpejti do të bëjë vizitë si Kryetar i grupit parlamentar të miqësisë ndërmjet dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të diplomacisë parlamentare. Njëherazi ritheksoi se hyrja e kompanive britanike “know how” dhe kompanive që kanë përvojë në energjetikë, infrastrukturë, konceptet e zhvillimit të zgjuar, hekurudhë dhe fusha të tjera kryesore me rëndësi jetike për ne, por edhe rajonin, është një mesazh shumë motivues që duhet t’i japë nxitje të fortë Qeverive në rajon, që të punojnë pikërisht në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për kapacitetet e tyre të ardhshme.

Në takim u theksua edhe rëndësia e Marrëveshjes së Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit me çka edhe një here konfirmohet interesi dhe mbështetja e përbashkët politiko-ekonomike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Numri i kartave bankare u rrit me 4.4% në 2021

Story i radhës

Meta dekreton Arbena Ahmetin për në Gjykatën e Lartë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë