Osmani në takim me komandantin e ri të KFOR-it: I rëndësishëm koordinimi përballë kërcënimeve të Serbisë

October 13, 2023
1 minut lexim

Presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim gjeneralmajor Özkan Ulutaş, pasi ky i fundit e mori drejtimin e KFOR-it.

Ajo e ka uruar atë për marrjen e detyrës së komandantit të KFOR-it duke shprehur besimin e plotë për bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

Ajo poashtu Osmani theksoi rëndësinë e koordinimit në përballjen me sukses ndaj sfidave e kërcënimeve të hapura nga Serbia që tentojnë të cenojnë sigurinë, stabilitetin dhe integritetin territorial të vendit, veçanërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të vendit. Në këtë drejtim, Presidentja shprehu mirënjohjen për përforcimin e trupave të KFOR-it, të cilat po i përkrahin institucionet e Kosovës në patrullim të kufirit me Serbinë.

Nga ana e tij, Gjeneral Ulutaş, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për pritjen nga ana e Presidentes Osmani, duke theksuar se do të bashkëpunoj ngushtë me Presidenten Osmani dhe të gjitha institucionet e tjera vendore për të realizuar përgjegjësinë e tij në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes së paqes dhe stabilitetit bazuar në mandatin e misionit të KFOR-it në Kosovë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Shqipëri-Çeki/ FSHF falënderon Ministrin e Brendshëm dhe policinë për bashkëpunimin

Story i radhës

Ish-kryeprokurori Hoxha: Serbët kanë pasë projekt ta bëjnë Prizrenin një Mitrovicë të dytë

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë