Osmani në takim me Bregun, presin fillimin e negociatave të RMV-së me BE-në

April 5, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani realizoi takim me Sekretaren e Përgjithshme për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu.

Siç njoftojnë nga MPJ Maqedoni, në takim u bisedua për çështjet aktuale lidhur me integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në statusin e dosjes eurointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe u shpreh pritja për miratimin sa më të shpejtë të kornizës negociouese për Maqedoninë e Veriut dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare, e cila do të shënojë fillimin e procesit negociator për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi rajonal dhe aktivitetet në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal – Plani i investimeve ekonomike për Ballkanin Perëndimor, transformimi socio-ekonomik i rajonit të Evropës Juglindore, Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe tema të tjera që kontribuojnë për bashkëpunim të frytshëm dhe të pasur rajonal.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për ndikimin e invazionit rus ndaj Ukrainës në procesin e rrumbullakimit të së ardhmes evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe efektet e luftës në bashkëpunimin rajonal në rajonin tonë dhe më gjerë.

Bujar OsmaniMajlinda Bregu

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këto janë vendimet e Qeverisë nga seanca e 36-të

Story i radhës

UNSHM: Pandemia s`ka përfunduar – të mos hiqen maskat

Të fundit nga

ShkoLartë