osmani ne takim me ambasadoret e vendeve anetare te be sermv ka demonstruar perkushtim ndaj procesit te reformave dhe bashkepunimit rajonal 620267883c146

Osmani në takim me Ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së:RMV ka demonstruar përkushtim ndaj procesit të reformave dhe bashkëpunimit rajonal

February 8, 2022
1 minut lexim
%D0%95%D0%A3 %D0%A5%D0%9E%D0%9C%D0%A11 780x439 1

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osamni, sot kishte takim me Ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së, të akredituar në Maqedoninë e Veriut, njoftojnë nga MPJ.

Takimi kishte për qëllim që Ministri t’i informonte Ambasadorët dhe të jepte një pasqyrë për ndodhitë aktuale në lidhje me agjendën evropiane të vendit, veçanërisht për sfidat në marrëdhëniet bilaterale me Bullgarinë dhe procesin e miratimit të kornizës negociuese si parakusht për fillimin e negociatave me BE-në.

“Maqedonia e Veriut ka demonstruar përkushtim ndaj integrimit evropian, procesit të reformave dhe bashkëpunimit rajonal, duke krijuar kështu kredibilitet strategjik para partnerëve të saj. Nuk heqim dorë nga ambicia jonë për të vazhduar integrimin e jashtëm me fqinjin tonë më të afërt, që dëshirojmë të rezultojë me marrëdhënie të mira fqinjësore stabile dhe cilësore dhe me potencial për të kaluar në një miqësi të qëndrueshme me besim të fortë të ndërsjellë”, tha Osmani.

Në takim u diskutua edhe për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së. Në këtë kontekst, Osmani theksoi: “Vendi ynë në vitin 2021 ka arritur shkallë të lartë të harmonizimit me pozicionet e BE-së, deri në 96%, që është një indikator se vendi ndan vlerat dhe parimet e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.”

Duke folur për politikën e jashtme të vendit, shtojnë nga MPJ, Osmani iu referua edhe sfidave rajonale dhe të sigurisë dhe situatës në dhe rreth Ukrainës, e cila paraqet kërcënim për sigurinë evropiane dhe ndërkombëtare.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

maqedonia vjet me se shumti ka bere tregti me gjermanine britanine e madhe serbine greqine dhe kinen 620265e731a3c
Story i mëparshëm

Maqedonia vjet më së shumti ka bërë tregti me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Kinën

salah ne lot zbulohet fjalimi pasionant pas finales se kupes se afrikes 62026885342b4
Story i radhës

Salah në lot, zbulohet fjalimi pasionant pas finales së Kupës së Afrikës

Të fundit nga

ShkoLartë