Osmani në SHBA, e përfaqëson Kosovën sot në Këshillin e Sigurimit

1 minut lexim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në SHBA për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila do të mbahet sot

Në seancën e KSKB-së, Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

Ajo po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 16:00, sipas kohës lokale të Kosovës, respektivisht në ora 10:00, sipas kohës së New York-ut.

Story i mëparshëm

Moti sot kryesisht me diell

Story i radhës

Beckham padit aktorin e njohur pasi pretendon se humbi 9.8 milionë euro për shkak të tij

Të fundit nga