Osmani në mesin e liderëve botërorë: Hera e parë në histori që Kosova u përfshi në një samit të NATO-s

1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përfaqësuar vendin në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington me ftesën e presidentit amerikan, Joe Biden.

Pjesëmarrjen aty, Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.

“Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve”, ka theksuar Osmani.

Presidenca ka njoftuar se në përfundim të samitit, Osmani ka biseduar me Bidenin dhe me liderë të tjerë nga disa shtete të botës.

Story i mëparshëm

“Fadil Vokrri” sot hap dyert pas renovimit, vashat “Dardane” luajnë ndaj Ukrainës

Story i radhës

Punë më e shpejtë dhe më racionale e Ministrisë së Energjetikës, miratohen dhjetë propozim-ligje në Kuvend

Të fundit nga