photo output 4 1536x1389 1

Osmani në mesazhin e fundvitit: Zbatimi i gjuhës shqipe, prioritet institucional edhe në 2026

December 31, 2025
1 minut lexim

Në përmbyllje të vitit 2025, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Granit Osmani, ka shprehur mirënjohje institucionale për të gjithë të punësuarit, bashkëpunëtorët dhe partnerët e Agjencisë, duke vlerësuar kontributin e tyre në realizimin e detyrimeve ligjore dhe objektivave strategjike.

Sipas Osmanit, puna profesionale dhe e përgjegjshme e stafit ka qenë thelbësore në forcimin e zbatimit të gjuhës shqipe, si element përbërës i barazisë qytetare, funksionimit normal të institucioneve dhe respektimit të rendit juridik. Ai theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional me organet shtetërore dhe partnerët relevantë ka ndihmuar në ndërtimin e mekanizmave të qëndrueshëm për zbatimin e ligjit.

Drejtori i AZGJ-së Osmani gjithashtu ka bërë të ditur se Agjencia do të mbetet e përkushtuar edhe gjatë vitit 2026 në forcimin e kapaciteteve institucionale, avancimin e standardeve profesionale dhe zbatimin e plotë e konsekuent të legjislacionit në fuqi, në funksion të shtetit të së drejtës dhe barazisë reale gjuhësore.

Në fund, Osmani uroi që viti i ri 2026 të sjellë shëndet, stabilitet institucional dhe bashkëpunime të reja, në shërbim të interesit publik dhe zhvillimit demokratik të vendit.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bora e madhe ne poloni i le shoferet te bllokuar ne rruge 695544b326ad3
Lajmi i mëparshëm

Bora e madhe në Poloni i lë shoferët të bllokuar në rrugë

video sidnei mirepret vitin 2026 me nje shfaqje spektakolare fishekzjarresh 6955466585424
Lajmi i radhës

VIDEO/ Sidnei mirëpret vitin 2026 me një shfaqje spektakolare fishekzjarresh

Të fundit nga

ShkoLartë