osmani ne bruksel ne takim me ministrat e puneve te jashtme te be se 6281f6a84b2d0

Osmani në Bruksel në takim me ministrat e punëve të jashtme të BE-së

May 16, 2022
1 minut lexim
bujar osmani 750x430 1 750x430 1 750x430 1

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në Bruksel do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të punëve të jashtme të BE-së, ku janë të ftuar edhe ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Siç njoftojnë nga MPJ, diskutimi strategjik për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe agresioni rus ndaj Ukrainës janë dy temat qendrore që do të trajtohen në këtë takim të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

“Këshilli fillimisht do të zhvillojë një diskutim strategjik për Ballkanin Perëndimor, pastaj për angazhimin e BE-së në zbutjen e ndikimit të agresionit rus në Ukrainë, pas çka do të vijojë diskutim mes Ministrave të Jashtëm të BE-së me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor”.

“Në margjinat e Këshillit, Osmani do të takohet me Sekretaren e Përgjithshme të Komisionit Evropian, Ilze Juhansone, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë në Këshillin dhe Komisionin Evropian”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

rusia heq dore nga rrethimi i trupave ukrainase 6281f5bce11d7
Story i mëparshëm

Rusia heq dorë nga rrethimi i trupave ukrainase

regjim i posacem i komunikacionit ne shkup kjo eshte arsyeja 6281f7ceb1a7f
Story i radhës

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup, kjo është arsyeja

Të fundit nga

Peci: Mund të kalojnë 4 vite me seanca çdo 48 orë

Duke komentuar situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në ”Click” paralajmëroi për pasojat e bllokadës institucionale. Peci tha se vendi mund të shkojë deri në katër
ShkoLartë