Ministri i jashtëm Bujar Osmani është i bindur se derisa të përfundojnë dy fazat e skriningut në nëntor të vitit të ardhshëm, do të ndodhin edhe ndryshimet kushtetuese në vend, si kusht për të hapur kapitujt me Bashkimin Evropian. Edhe partia më e madhe opozitare maqedonase sipas tij, do t’a përkrah realizimin e strategjisë shtetërore.
Ndërkohë për inicativën e së Majtës për referendum, Osmani tha se kjo parti punon për interesat ruse, por si e tillë nuk ka kapacitet të dëmton proceset politike të vendit.
“Ne fillimisht duhet të spjegojmë të gjitha aspektet e kompromistit me qytetarët, të fitojmë besimin e tyre dhe pastaj në fazën e dytë fillojmë me partitë politike dhe deputetët dhe unë jam i sigurtë që para se të përfundon afati i nevojshëm, ne do t’i kemi ndryshime kushtetuese. Edhe VMRO-DPMNE nuk do të mund të mbajë peng të ardhmen evropiane, nuk kanë argument pse. Edhe edhe ata në fund do të jenë pjesë e këtij procesi”, u shpreh ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani.
Në brifing me gazetarë ministri Osmani njëherit bëri të ditur emrat e tre ambasadorëve të rinj, si dhe njoftoi edhe për tre të tjerë me mison diplomatik në Bern, Munih dhe Toronto, por për shkak të procedurave të papërfunduara, emrat e tyre nuk i bëri publik.
Zulfi Ismaili është përzgjedhur për ambasador në Bruksel, Viktor Dimovski në Paris dhe Zekir Ramçilloviq do të shkojë në Podgoricë. Mes temave të tjera me rëndësi, ministri Osmani njoftoi edhe formimin e sekretariatit në kuadër të komisionin multidisiplinar me Bullgarinë, i cili do të shërbejë si ekip ndihmë për çështjet kontestuese historike me Sofjen.